Bazuar nė nenin 7 tė ligjit nr. 119/2014 “Pėr tė Drejtėn e Informimit” (nė vijim LDI) autoriteti publik (nė vijim AP) duhet tė publikojė Programin e Transparencės (nė vijim PT) tė miratuar nga Komisioneri pėr tė Drejtėn e Informimit dhe Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale (nė vijim Komisioneri). AP duhet tė publikojė informacion sipas veprimtarisė sė tij funksionale si dhe tė rishikojė PT nė ēdo rast tė ndryshimit tė aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo ēdo elementi tjetėr qė ka lidhje me transparencėn proaktive.

Nė PT janė tė specifikuara kategoritė e informacionit tė detyrueshme pėr tu bėrė publik. Informacioni publik pa kėrkesė duhet tė jetė i plotė, i saktė, i pėrditėsuar, i thjeshtė nė konsultim, i kuptueshėm, lehtėsisht i aksesueshem dhe i pajtueshėm me dokumentet origjinale nė posedim tė AP. Gjithashtu pėrpara publikimit AP duhet tė vlerėsojė nėse ka ndonjė kufizim ligjor pėr publikim.

Aktet qė pėrmbajnė rregulla norma apo kufizime tė tė drejtave dhe lirive themelore tė individit si dhe me efekt tė drejtpėrdrejtė per ta bėhen publike me anė tė afishimit apo postimit nė faqen zyrtare tė internetit brenda 48 orėve nga miratimi nga AP.

Nė PT janė tė publikuara kategoritė e informacionit qė janė tė detyrueshme pėr tu bėrė publik, mėnyra e publikimit si dhe parashikimet ligjore prej tė cilave lind detyrimi pėr publikim. Nė publikimin e informacionit AP duhet tė mbajė parasysh interesin e publikut si dhe tė mundėsoje aksesimin lehtėsisht nė informacion publik.