Komisioni Kombėtar Regullator
Ndriēim Shani
Kryetar i Komisionit Kombėtar Rregullator
Z. Ndriēim Shani ėshtė emėruar Kryetari i Komisionit Kombėtar Rregullator tė Entit Rregullator tė Ujit nė Shqipėri nė maj 2016. Ai ėshtė diplomuar mė 1982 nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Inxhinierisė sė Ndėrtimit, dega Hidroteknike. Nė vitin 1991 merr titullin “Master nė hidrologji, analiza, cilėsia dhe trajtimi i ujėrave” nė Universitetin e Montpellier II, Francė. Ai ka njė eksperiencė mbi 34 vjeēare nė fushėn e furnizimit me ujė, kanalizimeve dhe tė ambientit, si lektor nė universitet dhe senior inxhinier projektues. Z. Shani ka njė eksperiencė tė thellė nė sektorin privat dhe publik nė bėrjen e politikave publike nė nivelin e Qeverisjes Kombėtare, si dhe nė planifikimin dhe menaxhimin e projekteve tė furnizimit me ujė, kanalizimeve dhe mjedisore nė shkallė tė madhe tė financuara nga donatorėt e huaj dhe Qeveria Shqiptare. Zotėron tre gjuhė tė huaja dhe ka kryer disa kualifikime kryesisht afatgjata jashtė vendit. Ai ėshtė autor i disa teksteve dhe manualeve tė ndryshme nė fushėn e ujit.
Silvana Simaku
Anėtare e Komisionit Kombėtar Rregullator
Znj. Silvana Simaku (Sulstarova) ėshtė emėruar Anėtare e Komisionit Kombėtar Rregullator tė Entit Rregullator tė Ujit nė Shqipėri nė 24 shtator 2014 dhe aktualisht ėshtė duke ushtruar mandatin e saj tė dytė. Ajo ėshtė diplomuar nė vitin 1986 nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Shkencave tė Natyrės, Dega Kimi Industriale. Ka pėrfunduar studimet Master pėr Ekonomiks, pranė Universitetit tė Tiranės, Fakulteti i Ekonomisė. Zonja Simaku ka mbi 30 vjet pėrvoje pune nė drejtim si nė sektorin publik ashtu edhe nė atė privat. Ka kryer kualifikime tė shumta brenda e jashtė vendit pėr ēėshtje tė ndryshme tė zhvillimit ekonomik tė sektorit publik si dhe tė rregullimit tė sektorėve jetikė tė ekonomisė, si energjia, uji, telekomunikacioni, etj.
Fatime Imeraj
Anėtare e Komisionit Kombėtar Rregullator
Znj. Fatime Imeraj ėshtė emėruar Anėtare e Komisionit Kombėtar Rregullator tė Entit Rregullator tė Ujit nė Shqipėri nė 05 Nėntor 2014 dhe aktualisht ėshtė duke ushtruar mandatin e saj tė dytė. Ajo ėshtė diplomuar nė Universitetin e Prishtinės (SHLT, Mitrovicė ) Dega Ing. Mekanike. Znj. Imeraj ėshtė e diplomuar nė Shkencat Juridike pranė Universitetit Ndėrkombėtar nė Strugė-Maqedoni. Ajo ka pėrfunduar studimet Master nė Shkenca Politike dhe Administrative me profil Administratė Publike dhe aktualisht mban titullin Master i Shkencave nė Shkenca Politike pranė ShLP Mesdhetar e Shqipėrisė. Znj. Imeraj ka mbi 20 vjet pėrvoje pune si nė sektorin publik ashtu edhe nė atė privat. Ka kryer kualifikime tė shumta brenda e jashtė vendit pėr ēėshtje tė ndryshme tė sektorit publik. Ka punuar nė projekte tė ndryshme me donatorė tė huaj si Banka Botėrore, UNEP etj.
Lindita Molla
Anėtare e Komisionit Kombėtar Rregullator
Znj. Lindita Molla ėshtė emėruar Anėtare e Komisionit Kombėtar Rregullator tė Entit Rregullator tė Ujit nė Shqipėri nė 11 Prill 2018. Ajo ėshtė diplomuar nė 1994 si Mjeke e Pėrgjithshme, nė Fakultetin e Mjekėsisė, Universiteti i Tiranės, dhe nė vitin 2000 ka pėrfunduar specializimin pasuniversitar, nė “Shėndet Publik”. Nė vitin 2001 ka pėrfunduar Master Shkencor nė Universitetin “La Sapienza“ Romė, Itali. Nė vitin 2006 merr titullin Doktor i Shkencave Mjekėsore dhe nė vitin 2012 merr titullin akademik Profesor i Asociuar pranė Universitetit Mjekėsor nė Tiranė. Ka njė eksperiencė mbi 17 vjeēare pranė Institutit tė Shėndetit Publik si eksperte nė fushėn e Shėndetit Publik. Gjatė kėsaj kohe ka ndjekur anėn legjislative, tekniko kėrkimore, epidemiologjike dhe interpretative nė ēėshtjet e sigurisė ushqimore. Ka qėnė koordinatore e disa projekteve kėrkimore nė bashkėpunim me organizatat ndėrkombėtare WHO dhe EFSA. Ka njė nivel tė pasur akademik si lektore dhe si autore tektesh mėsimore.
Evis Shurdha
Anetare e Komisionit Kombetar Rregullator
Znj Evis Shurdha eshte emeruar Anetare e Komisionit Kombetar Rregullator te Entit Rregullator te Ujit ne Shqiperi ne 14 prill 2021. Ajo eshte diplomuar ne Drejtesi dhe Shkenca Politike. Ka perfunduar studimet Master i Shkencave ne te Drejte Private, prane Univeristetit Europian te Tiranes. si dhe Master Profesional ne Qeverisje te Korporatave, ne Fakultetin Ekonomik, te po ketij universiteti. Ka eksperience shumevjeƧare ne sektorin privat dhe publik. Ne sektorin publik ka mbajtur pozicione te rendesishme si, Drejtore e Departamentit te Administrates ne Kryeministri, dhe Kryetare e Komisionit te Prokurimit Publik. Ka kryer kualifikime te shumta brenda dhe jashte vendit ne Ƨeshtje te ndryshme te mire administrimit te sektorit publik.



Vendimet e Keshillit te Ministrave per emerimin e anetareve te Komisionit mund ti gjeni ketu.