Takim në ERRU mbi Projektin e Modernizimit të Sektorit të Ujit, financuar nga Banka Botërore

Enti Rregullator i Ujit priti sot në një takim përfaqësues nga Banka Botërore dhe Konsulentët e huaj, të kontraktuar për të mbështetur me asistencë zbatimin e 𝑷𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒊𝒕 𝑲𝒐𝒎𝒃𝒆̈𝒕𝒂𝒓 𝒕𝒆̈ 𝑴𝒐𝒅𝒆𝒓𝒏𝒊𝒛𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝑺𝒆𝒌𝒕𝒐𝒓𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝑭𝒖𝒓𝒏𝒊𝒛𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒎𝒆 𝑼𝒋𝒆̈ 𝒅𝒉𝒆 𝑲𝒂𝒏𝒂𝒍𝒊𝒛𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒏𝒆̈ 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊. Kryetari i ERRU, Z. Ndriçim Shani diskutoi me shefin e ekipit, Z. Sadok Hidri Hellman […]

Raporti vjetor 2023 shqyrtohet në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese

Në përmbushje të detyrimit ligjor dhe rezolutës me rekomandimet e Kuvendit të Shqipërisë, Enti Rregullator i Ujit prezantoi në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Raportin Vjetor të aktivitetit të tij për vitin 2023, si dhe mbi performancën dhe zhvillimet kryesore në sektorin ujësjellës kanalizime. Në fjalën e mbajtur përpara deputetëve të komisionit, kryetari i […]

ERRU në Konferencën shkencore mbi Gjeoinxhinierinë e Ujërave

Enti Rregullator i Ujit u bë pjesë e Konferencës së parë Kombëtare për ujërat të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë me temë: “Gjeoinxhinieria e Ujërave Sipërfaqësore dhe Nëntokësore në Republikën e Shqipërisë – Alternativat për ruajtjen dhe miradministrimin e tyre”. Kryetari i Entit Rregullator të Ujit, Z. Ndriçim Shani moderoi sesionin e dytë […]

KEP Project, përmbyllet cikli i seminareve për ngritjen e kapaciteteve

Rregullatorët ekonomikë të ujit në Ballkanin Perëndimor, kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u mblodhën sot në Bruksel në një takim duke përmbyllur ciklin e seminareve të projektit për ngritjen e kapaciteteve të stafeve rregullatore, të cilat vijnë në mbështetje të procesit të integrimit evropian.Seminari u […]

Transformimi Dixhital në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve

Dixhitalizimi si koncept përfaqëson adaptimet përkatëse të realizuara për të operuar një sistem ose proces me anë të përdorimit të kompjuterit dhe internetit. Në një shoqëri UK, transformimi dixhital përfshin zbatimin e instrumenteve praktike, software, hardware që mundësojnë rritjen e eficencës në menaxhimin të operimit teknik në sistemet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të […]